Goditi me shishe lojtarin, dënohet tifozi

Futboll

Goditi me shishe lojtarin, dënohet tifozi

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 19:47
Goditi me shishe lojtarin, dënohet tifozi

Incidenti i ndeshjes Olimpik Lion-Marsejë vazhdon të përflitet në Francë. Sulmuesi i miqve, Dimitri Paje u godit me shishe kokës nga një tifoz. Kjo bëri që ndeshja të ndërpritej. Komisioni Disiplinor ka marrë vendimin për tifozin e Lionit.

Tifozi u dënua me 6 muaj lirim me kusht, gjithashtu dhe me 5 vite përjashtim nga stadiumet. Gjykatësja Beatris More foli në një deklaratë për këtë vendim.

“Ne po shohim një rritje të aksidenteve dhe akteve të dhunës dhe kërkoj një dënim shembullor”.

Ndoshta dënimin më të madh ai e ka marrë nga tifozët e skuadrës së tij, të cilët e goditën me shpullë pas asaj që bëri.

Tani tifozit i duhet të shlyejë dënimin për gjestin e turpshëm që bëri. Ky nuk i vetmi precedent për dhunën në stadiumet e kampionatit francez. Mesa duket disiplina po merr masa që këto ngjarje mos të përsëriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat