Te Tirana akuzojnë

Futboll

Te Tirana akuzojnë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 17:44
Te Tirana akuzojnë

Duartrokitje për Kukësin! Me fitoren ndaj Tiranës, të hënën e kaluar, i bënë një nder vetes dhe kampionatit, duke mos lejuar një arratisje të bardhebluve në krye të klasifikimit, që do të tingëllonte edhe si një goditje në garën për kreun. Pavarësissht asaj shpikjeje gjeniale të Edi Bashës, skuadra e Longos merr një fitore të merituar, që shpërblen lojën e mirë të një skuadre që, si pak të tjera në këtë kampionat, shprehet lirshëm në sulm, krijon dhe godet, shkruan Supersporti.

Te Tirana akuzojnë me të drejtë lodhjen e 120 minutave në ndeshjen e Kupës, në një sfidë që dukej se nuk do të mbaronte, por merita e verilindorëve është edhe se ditën të shfrytëzojnë momentin, duke diktuar ritmin e tyre të lojës. Kukësi është e vetmja skuadër që ia ka dalë të mposhtë bardheblutë në këtë fazë të pare, që sapo u mbyll, dhe si ndjekësit më të afërt në klasifikim, me 3 pikë më pak se bardheblutë, për momentin, është e drejtë të thuhet se janë pikërisht ata Anti-Tirana. Një etiketim që vetë Longo do të donte ta evitonte. Jo rastësisht, në daljet publike e cilëson Tiranën një tjetër nivel, trajneri nuk dëshiron të ngarkojë skuadrën me presion të panevojshëm, por për atë që po shpreh në fushën e lojës, është një epitet që Kukësi i tij e meriton.

Skuadra ka ndërthurje të përvojës dhe cilësisë dhe, mbi të gjitha, po nxjer në pah elementë që bëjnë diferencën, duke nisur nga kroati Basa, kryegolashënues i skuadrës, Milunovic, që po përgjigjet në apelin e golave, apo edhe Feijao, një lojtar që karakteristikat e bëjnë një kundërshtar të vështirë për t’u markuar nga gjithë mbrojtjet kundërshtare.

Në tablonë e një kampionati, ku Vllaznia deri më tani ka bërë më pak se vjet, Teuta, si shkodranët, është 7 pikë larg e akoma më keq kanë bërë Dinamo apo Partizani. Për momentin, është pikërisht Kukësi anti-Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat