Ndizet alarmi i kuq në sulm

Futboll

Ndizet alarmi i kuq në sulm

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 12:03
Ndizet alarmi i kuq në sulm

Liga e Kampionëve mund të jetë e bukur, por edhe e pamëshirshme. Vetëm shikoni se çfarë ndodhi të martën. Cristiano Ronaldo, me “putrën” e tij nokautoi Villarrealin dhe i dha Manchester United, në krizë në Premier League, kualifikimin për në turin e dytë.

Disa orë më vonë, Juventusi, i cili në Serie A dukej se kishte bërë disa hapa drejt daljes nga tuneli, u turpërua nga Chelsea në Champions, pa shënuar asnjë gol, teksa gjuajti në portën e bluve vetëm dy herë. Një ndeshje që Szczesny, mburoja e fundit e Juventusit, e përcaktoi si “tragjike”, shkruan Telesporti.

E kush më mirë se ai, duke qenë se blutë e bombarduan nga të gjitha anët, mund ta fotografojë aktualitetin e Juventusit. CR7 u largua gjatë merkatos së verës dhe bashkë me fenomenin portugez duket se u zhdukën edhe golat.

Juventusi ka humbur mesatarisht pothuajse 34 gola në sezon, duke qenë se portugezi kishte shënuar 101 gola në tri sezone. Një produktivitet që është e vështirë të përputhet me një tjetër sulmues të vetëm, që i përket kategorisë së futbollistëve normalë. Problemi është se mungesa e tij ende nuk është metabolizuar.

Pra, në fund të nëntorit, me një të tretën e kampionatit dhe pothuajse fazën e grupit të Champions-it tashmë të lënë pas krahëve, çështja është e pazgjidhur. Ronaldo është i pazëvendësueshëm, është e tepërt të përsëritet kjo, por është po aq e vërtetë që pas 18 ndeshjesh ishte e ligjshme të pritej një zgjidhje.

Tregu i transferimeve nuk solli zgjidhje, sepse kontributi i Moise Kean është vetëm dy gola. Sigurisht, ai nuk ishte profili më i përshtatshëm për një trashëgimi të tillë si ajo e CR7. Edhe Kaio Jorge ende nuk ka “qullosur” dot asgjë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat