“Mund të zbresësh për të paktën një minutë?”, Djali i Maradonas me mesazh emocionues në përvjetorin e vdekjes së babait të tij

Futboll

“Mund të zbresësh për të paktën një minutë?”, Djali i Maradonas me mesazh emocionues në përvjetorin e vdekjes së babait të tij

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 12:33
Maradona dhe djali i tij

Djali i Diego Maradonës ka postuar një video në Instagram me një mesazh emocionues për ish-legjendën e Napolit dhe Argjentinës.

Më 25 nëntor të vitit 2020, bota e futbollit mori tronditjen e madhe kur mësoi për vdekjen e Maradonas dhe rrugët në Argjentinë por edhe në Itali u stërmbushën me njerëz duke përkujtuar njeriu që bëri senzacion në lojën më të bukur në botë.

Ka kaluar një vit që kur Maradona u largua nga ne dhe djali i tij Diego Maradona Junior lëshoi një mesazh dedikuar babait të tij në rrjetet sociale, duke postuar një video të një momenti së bashku me fituesin e Kampionatit Botëror..

“Mund të zbresësh për të paktën një minutë, të më përqafosh, të qeshësh pak me mua”, ka shkruar ai në “Instagram”.

“Kam kaq shumë gjëra për t'ju thënë, kaq shumë këngë për të kënduar së bashku dhe për të parë ndeshjet e Napolit. Babi, ka kaluar një vit që kur u largove, kushedi ku. Unë të dua dhe më mungon shumë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat