Paçarada asiston, St. Pauli kampion vjeshtor në Gjermani 

Futboll

Paçarada asiston, St. Pauli kampion vjeshtor në Gjermani 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 12:58
Paçarada asiston, St. Pauli kampion vjeshtor në Gjermani 

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, edhe një herë tregoi klasin e tij në Bundesliga II.  

Paçarada me St. Paulin shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj skuadrës së Schalke 04.

St. Pauli edhe matematikisht siguron titullin e kampionit vjeshtor. 

Paçarada bëri paraqitje të mirë duke asistuar në golin e dytë dhe që rezultoj edhe vendimtar. 

Djaloshi nga Kosova, djali i legjendës së futbollit, Shukriut, ish portier i gjeneratës së artë të Prishtinës, harkoi për bukuri e Burgstaller me kokë plason në rrjetë për 2:0 në minutën e 39-të.
Paçarada, një xhevahir në gjermani.

Për St. Paulin shënuan Burgstaller (20' e 39') dhe për Schalken Zalazar (75'). 

Paçarada u vlerësua me notë 6.9 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, e Burgstaller është lojtar i ndeshjes, me notën 9.0.

St. Pauli është në vend të parë me 35 pikë apo ka 6 më shumë se Darmstadt. Sfidën e radhës e luajnë me 11 dhjetor në Dyseldorf me Fortunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat