Liga e Kampionëve/Milani kërkon me çdo kusht kualifikimin, pret në shtëpi Liverpoolin

Futboll

Liga e Kampionëve/Milani kërkon me çdo kusht kualifikimin, pret në shtëpi Liverpoolin

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 11:22
Ilustrim

Me fillim nga ora 21:00 do të fillojë derbi mes skuadrës italiane AC Milan dhe gjigandit anglez Liverpool, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e sotme do të jetë tejet e rëndësishme për “Rossonerët” ku vetëm fitorja ndaj Liverpoolit mund t’ia sigurojë biletën drejt eliminatoreve, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, Milani do të mbajë shpresa që takimi mes Portos e Atletico Madridit të përfundojë me barazim, në mënyrë që të sigurohet kualifikimi tutje.

Në xhiron e fundit, Milani shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Atletico Madridit, kurse Liverpooli e mposhti me rezultat solid 2:0 skuadrën e Portos.

Momentalisht, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në Grupin B, Liverpooli veçse ka siguruar kualifikimin tutje, ku pozicionohet në vendin e parë me 15 pikë, kurse Milani zë vendin e tretë me gjithsej katër pikë, vetëm një sosh larg vendit të dytë Portos.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Calabria, Castillejo, Giroud, Kjaer, Leao, Pellegri, Plizzari dhe Rebic, kurse te Liverpooli do të mungojnë Elliot, Firmino, Jones dhe Milner.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

AC Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalulu, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Tonali; Saelemaekers, Diaz, Krunic; Ibrahimovic

Liverpool (4-3-3): Alisson; Williams, Konate, Van Dijk, Tsimikas; Morton, Henderson, Oxlade-Chamberlain; Salah, Origi, Minamino

Grupi B

21:00 AC Milan – Liverpool (Stadiumi San Siro)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat