Një ndryshim te Kukësi

Futboll

Një ndryshim te Kukësi

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 13:29
Një ndryshim te Kukësi

Kukësi-Laçi mbyll javën e 12-të në Abissnet Superiore. Derbi i Veriut do të luhet sot në “Air Albania”, duke nisur prej orës 13:45. Të dy ekipet ndodhën në formë të mirë dhe sot do futen në fushë për të arritur maksimumin.

Trajnerët Diego Longo dhe Mirel Josa kanë zgjedhur titullarët e kësaj sfide. Pablo De Lucas është ndryshimi i vetëm te Kukësi, me 35-vjeçarin spanjoll që do të formojë treshen e mesfushës bashkë me vëllezërit Taipi.

Në sulm treshja Vitor Feijao-Luka Milunovic-Edi Basa, të cilët kanë detyrën për të ndëshkuar mbrojtjen bardhezi. Asnjë ndryshim te Laçi, me Josën që ka konfirmuar formacionin që mposhti Dinamon me “manita”.

Saliou Guindo në majë të sulmit të skuadrës kurbinase, me sulmuesin afrikan që do të mbështetet nga krahët nga dyshja Mentor Mazrekaj-Dejan Zarubica.

Ndeshja do të gjykohet nga Kridens Meta, teksa kujtojmë që në fazën e parë kjo përballje, që u luajt në Kamzë, përfundoi në barazim 2-2.

Kukësi (4-3-3): Tafas; Ndreca, Lulaj, Hila, Peposhi; Lucas, Gj. Taipi, Sh. Taipi; Feijao, Milunovic, Basa. Trajner: Diego Longo.

Laçi: (4-3-3) Dajsinani; Ziko, Malota, Ignjatovic, Roganovic; Shehu, Deliu, Lushkja; Mazrekaj, Guindo, Zarubica. Trajner: Mirel Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat