Kimmich nuk do të kthehet në fushë

Futboll

Kimmich nuk do të kthehet në fushë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 14:53
Kimmich nuk do të kthehet në fushë

Joshua Kimmich nuk do të kthehet në fushë për vitin 2021. Lojtari i Bayernit, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19 më 24 nëntor, do të duhet ta shtyjë rikthimin, pavarësisht se periudha e detyrueshme e karantinës për të ka përfunduar.

Kimmich është frenuar nga pasojat e sëmundjes dhe këtë e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në Instagram dhe në faqen zyrtare të klubit të tij: “Jam mirë dhe dje kompletova periudhën shumë të gjatë të karantinës. Mezi pres të filloj nga e para dhe të jem me ekipin.

Megjithatë, duhet të bëj edhe pak durim, sepse nuk më lejohet t’i ngarkoj plotësisht mushkëritë për shkak të infiltrimeve të lehta. Do t’i shikoj tri ndeshjet e mbetura këtë vit nga divani dhe do të rikthehem në aksion të plotë në janar”.

Prandaj, mesfushori do të mungojë në ndeshjet kundër Mainz, Shtutgart dhe Wolfsburg, ose tri sfidat e fundit që e presin Bayernin në këtë fundviti  2021. Kimmich, i cili nuk ka qenë në fushë për 4 javë, i qe nënshtruar karantinës edhe më parë për shkak të kontaktit me një person të infektuar. Javët e fundit në Gjermani ishte diskutuar shumë refuzimi i tij për të bërë vaksinën kundër Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat