Hulk ndihmon Atletico Mineiron të hyjë në histori

Futboll

Hulk ndihmon Atletico Mineiron të hyjë në histori

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 13:44
Hulk ndihmon Atletico Mineiron të hyjë në histori

Atletico Mineiro mbyll në mënyrën më të mirë sezonin në Brazil. Pasi fitoi titullin, kampionët e rinj bëjnë për vete edhe Kupën e Brazilit teksa dominuan Ath. Paranaensen në dy përballjet finale. Në të parën, Mineiro fitoi 4-0 teksa edhe në të dytën fituan me rezultatin 2-1. Ishte sërish Hulk protagonist që shënoi golin e suksesit në 76’ teksa Keno shënoi të parin në 25’. Atl. Mineiro bëhet kështu klubi i dytë në histori në Brazil që bën tripletën pas Cruzeiros në 2003 me titullin, kupën e Brazilit dhe kampionatin e shtetit të fituar.

Valencia synon një rikthim të madh në shtëpi. Bëhet fjalë për Juan Matan i cili nuk është as në planet e Ralf Rangnick e për më tepër është në fund të kontratës me Man. United. 33-vjeçari prej kohësh nuk aktivizohet dhe ish-skuadra e tij mund të bëhet destinacioni i fundit si profesionist. Bisedimet paraparake mes drejtuesve të Valencias dhe lojtarit kanë nisur dhe në janar mund të ketë edhe marrëveshje zyrtare pasi nga 1 janari, Mata është i lirë të zgjedhë ekipin e tij të ardhshëm.

Dele Alli do të jetë viktima e parë e vendimeve të Antonio Conte te Tottenham. Mesfushori anglez jo vetëm këtë vit por edhe sezonin e shkuar ka një rënie të formës së tij në fushë dhe në merkaton e dimrit do të largohet.

Edhe vetë lojtari kërkon një destinacion të ri për t’u rikthyer në mesfushorin e dikurshëm teksa Neëcastle është ekipi që ka gati ofertën për të. Këta të fundit kanë para për të shpenzuar në janar por gjithsesi lëvizja e Dele Allit mund të bëhet në huazim me të drejtë blerjeje nëse ai arrin të tregojë vlerat në fushë.

Irlanda e Veriut i beson sërish Ian Baraclough. Trajneri 51-vjeçar duket se ka bërë një punë të mirë për drejtuesit e Federatës së futbollit të cilët vendosën që të zgjasin bashkëpunimin me të. Siç njoftuan zyrtarisht, Ian Baraclough do të qëndrojë në krye të stolit të kombëtares deri në 2024 me synimin për t’u kualifikuar në Europianin që do të zhvillohet në Gjermani. Nëse ia arrin, në kontratë është përfshirë rinovimi automatik edhe për 2 sezone të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat