Milan hedh sytë te Lille për zëvendësuesin e Kjaer

Futboll

Milan hedh sytë te Lille për zëvendësuesin e Kjaer

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 15:13
Simon Kjaer

Dëmtimi i Simon Kjaer ka lënë një boshllëk të madh në radhët e skuadrës së Milanit e cila tanimë është hedhur në sulm për të gjetur zëvëndësuesin e tij.

Drejtuesit e kuq e zinjve kanë hedhur sytë në kampiontin francez, ekzaktësisht te skuadra e Lille. Objektivi i skuadrës italiane është Sven Botman, i cili ka tërhequr vëmendjen e Maldinit dhe Massaras.

Lojtari holandez është vetëm 21-vjeçar dhe ka treguar se mund të jetë një futbollist i madh, duke bërë paraqitje premtuese me skuadrën e Lille.

Skuadra franceze nuk pranon asnjë marrëveshje nën shumën e 25 milion eurove për lojtarin dhe të gjitha klubet e interesuara duhet të “ngrohin” arkat e Lille para se të marrin mbrojtësin 21-vjeçar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat