Aguero tregohet i madh

Futboll

Aguero tregohet i madh

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 13:14
Aguero tregohet i madh

Kun Agüero, pak ditë më pare, i dha lamtumirën futbollit mes lotësh, në një konferencë shtypi emocionuese.

Përvoja e tij te Barcelona u ndërpre para kohë për shkak të problemeve në zemër.

Për të mos rrezikuar jetën, argjentinasi u këshillua “të varte këpucët në gozhdë”. Pavarësisht kohës së shkurt si futbollist “blaugrana”, 33-vjeçari ka bërë një gjest fisnikërie ndaj klubit katalan.

Mediet spanjolle kanë konfirmuar se Aguero do t’ia falë Barcelonës pagën e vitit të dytë, sipas kontratës që ka firmosur. Madje ai do të marrë vetëm një pjesë të pagës së vitit të parë, që do të paguhet nga kompania e sigurimit që mbulon klubin e Barçës.

Një lehtësim për arkat e Barcelonës, pasi klubi katalan vazhdon të jetë në krizë financiare dhe nuk mund të blejë lojtarë të rinj, nëse nuk shet të tjerë. Agüero ishte afrimi i parë i epokës së re të Laportës, me kosto zero, pasi nuk rinovoi kontratën me Manchester City-n.

Pritshmëritë për sulmuesin argjentinas ishin të mëdha, por fillimisht nuk u aktivizua për probleme fizike, ndërsa më 30 tetor, ndaj Alavésit, futbollisti u largua nga fusha me këmbët e tij, por me duart në gjoks, për shkak të aritmisë. Goli, i shënuar kundër Realit të Madridit, është gjurma e vetme që la Kun Aguero në Barcelonë.

Tërheqja e argjentinasit nga fusha dhe paga e kursyer, që do të përfitonte te Barcelona, i hap rrugë firmës me Dani Alvesin, pasi krijohen hapësira në nivelin e pagave.

Kështu, mbrojtësi brazilian i krahut mund të firmosë që më 1 janar dhe të jetë një armë plus për trajnerin Xavi Hernández, i cili ka humbur besimin te Sergiño Dest, tashmë në listën e lojtarëve që pritet të largohen nga Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat