Reprezentuesi i Kosovës ka dy fjalë pasi e mposhtën Milanin e Zlatan Ibrahimoviçit

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës ka dy fjalë pasi e mposhtën Milanin e Zlatan Ibrahimoviçit

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 13:10
Reprezentuesi i Kosovës ka dy fjalë pasi e mposhtën Milanin e Zlatan Ibrahimoviçit

Mbrojtësi Amir Rrahmani i është gëzuar fitores së skuadrës së tij Napolit, ku të dielën mbrëma fitoi me rezultat 0:1.

Reprezentuesi i Kosovës ka dy fjalë pasi e mposhtën Milanin e Zlatan Ibrahimoviçit.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Azzurrët” e shënoi Elis Elmas në minutën e pestë.

Kapiteni i Kosovës, Rrahmani, ishte kyç në mbrojtjen e Napolit, duke u përkujdesur që Davide Ospina të mos pësonte gol.

Pas ndeshjes, mbrojtësi ka reaguar në rrjetet sociale, duke e postuar një fotografi ku shihet duke e përqafuar bashkëlojtarin e tij nga Maqedonia e Veriut, Elis Elmas, me mbishkrimin: “Nga Milano, me dashuri!”.

27-vjeçari ka bërë 15 paraqitje deri tani këtë sezon në Serie A, duke realizuar dy gola.

Me këtë fitore Napoli kalon Milanin në vendin e dytë në tabelën e Serie A me pikë të barabarta, 39, por duke ngelur katër pikë mbrapa liderit dhe kampionit në fuqi, Interit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat