Gjasula shënon në Gjermani

Futboll

Gjasula shënon në Gjermani

Më: 8 janar 2022 Në ora: 15:24
Gjasula shënon në Gjermani

Sezoni i ri ka nisur me gol për mesfushorin e Shqipërisë, Klaus Gjasula. Ky i fundit e ka nisur si titullar takimin mes Darmstad dhe Regensburg, miqësore që vlen para vazhdimit të sezonit.

Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 3-1, ndërsa lojtari shqiptar shënoi golin e dytë për ekipin e tij.

Një lojë fëmijësh për Gjasulën që u gjend me portën e boshatisur dhe ku kërkohej vetëm që të shtyhej topin në rrjetë.

Megjithatë ky është sinjal i mirë për lojtarin kuqezi që ta nisi vitin me këmbë të mbarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat