St. Pauli i Paçaradës e fillon me barazim vitin 2022!

Futboll

St. Pauli i Paçaradës e fillon me barazim vitin 2022!

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2022 Në ora: 15:30
St. Pauli i Paçaradës e fillon me barazim vitin 2022!

Jo edhe gjithherë fiton më i miri. St. Pauli barazon si vendas me rezultat 2:2 nga Aue. 

Aue bëri befasi, ndërsa St. Pauli nuk e filloi bash mirë vitin 2022.

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, u paraqit titullar si zakonisht, u angazhua me mish e më shpirt, por nuk iu shkoi ashtu si kishin planifikuar ndaj skuadrës së pjesës së poshtme në tabelë.

Për St. Paulin shënoi Mediç (30’), Amenyido (90+3’) dhe për Aue-n Zolinski (17’) e Trujiq (72’).

St. Pauli kryeson me 37 pikë pas 19 jave në Bundesliga II dhe Aue është në pozitën e 17-të me 15 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat