Ylli përforcohet me një lojtar nga Sudani Jugor

Futboll

Ylli përforcohet me një lojtar nga Sudani Jugor

Nga: K.G. Më: 16 janar 2022 Në ora: 18:00
Makol Mawien

Kampioni i Kosovës dhe i Ligës Unike, Golden Ragle Ylli nga Theranda, është përforcuar me një basketbollist nga Sudani Jugor.

Synimi i ekipit nga Theranda është që të ketë edhe bankën sa më të fortë, me synime që t’i mbrojnë trofetë.

Ata janë përforcuar me Makol Mawien, i cili është i gjatë 206 centimetra. 

“Makol Mawien bashkohet rrugëtimit tonë për titullin kampion”, njofton KB Golden Eagle Ylli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat