Pioli flet pas humbjes ndaj Spezias: Gjyqtari na kërkoi falje

Futboll

Pioli flet pas humbjes ndaj Spezias: Gjyqtari na kërkoi falje

Më: 17 janar 2022 Në ora: 23:58
Stefano Pioli

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli thotë se gjyqtari Marco Serra u kërkoi falje lojtarëve të Milanit pasi ai anuloi një gol të Junior Messias, disa sekonda para golit fitues të Spezias.

Kuqezinjtë pësuan një humbje befasuese 2-1 në San Siro nga Spezia, duke mbetur prapa në luftë për titull.

Gjyqtari gabimisht anuloi një gol të Messias duke dhënë një goditje dënimi për kuqezinjtë përpara se ish-lojtari i Crotone të gjente golin e fitores.

Lojtarët e Milanit u tërbuan dhe pësuan një gol nga Emmanuel Gyasi vetëm pak sekonda më vonë.

Trajneri i kuqezinjve, Pioli, ka pranuar se përgjegjësit për rezultatin e sotëm janë lojtarët e tij dhe arbitri.

“Unë u përpoqa t’i qetësoja lojtarët e mi, por nuk ia dola siç e dëshmon goli i Spezias”, tha ai për Dazn.

“E dinim se ishte një padrejtësi, ne duhet të fajësojmë veten, por ndajmë përgjegjësinë me arbitrin. Më vjen keq ta them këtë. Ai madje kërkoi falje, ndoshta nuk ishte as faj. Eshte turp. Megjithatë, ne duhet të kishim shënuar më shumë gola në pjesën e parë, është një natë e keqe dhe ne duhet të reagojmë tani”, përfundoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat