PSG në bisedime me Pogban

Futboll

PSG në bisedime me Pogban

Më: 18 janar 2022 Në ora: 14:40
Paul Pogba

Paris Saint Germain kanë vendosur Paul Pogba në shënjestër.

Ylli francez i Manchester United është afër fundit të kontratës së tij me Manchester United dhe nuk ka të reja rreth rinovimit të mundshëm.

Real Madrid, skuadër që dikur lidhej me Pogba, ka hequr dorë përfundimisht nga lojtari, duke hapur rrugë për skuadra të tjera.

Kësisoj, Paris Saint Germain ka shfrytëzuar mundësinë dhe sipas ‘ESPN’ është në bisedime me lojtarin.

PSG duan nënshkrimin e kontratës me Pogba, sapo lojtari të mbarojë kontratën e tij te Man United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat