Gazeta zvicerane paralajmëron për Xhakën dhe Imerin

Futboll

Gazeta zvicerane paralajmëron për Xhakën dhe Imerin

Nga: Kemajl Goca Më: 20 janar 2022 Në ora: 12:20
Gazeta zvicerane paralajmëron për Xhakën dhe Imerin

Disa lojtarë të kombëtares zvicerane mund të ndryshojnë klub deri në fund të vitit, shkruan “20 min”.

“Michel Aebischer kalon në Itali, Granit Xhaka mund ta ndjekë rrugën e tij.

Nga ana tjetër, Borussia Dortmund mund të vazhdojë së shpejti kontratën me Manuel Akanji.

Pavarësisht humbjes së hidhur në kupë ndaj St. Pauli të kategorisë së dytë, këtë javë ka një lajm të mirë për mbrojtësin e Dortmundit Manuel Akanji. BVB dëshiron patjetër të vazhdojë kontratën me yllin e kombëtares. 

Emri i Kastriot Imerit është shumë i lakuar edhe në Itali. Sipas informacioneve të “Sky”, FC Genoa dëshiron të vendosë rreth 3 milionë franga në tavolinë për Imerin e Servettes”, shkruan më tej.

Nga ana tjetër, pas emrit të Granit Xhaka është duke vrapuar AS Roma. Kapiteni i Zvicrës u rikthye në formacion të Arsenalit pas kalimit të problemit me virusin korona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat