Hernandez: Pioli trajneri më i mirë që kam pasur

Futboll

Hernandez: Pioli trajneri më i mirë që kam pasur

Më: 20 janar 2022 Në ora: 14:32
Stefano Pioli

Ylli i AC Milanit, Theo Hernandez ka folur për kohën e mirë që është duke kaluar në “San Siro”.

Francezi është bërë ndër lojtarët më të mirë te skuadra italiane, që këtë edicion synojnë titullin e Seria A.

Në një intervistë për “Athletic”, Hernandez ka lavdëruar lartë trajnerin Stefano Pioli dhe drejtorin Paolo Maldini.

“Pioli nga momenti i parë që ka arritur më ka dhënë besim që më duhej në ndeshje dhe falë kësaj jam duke luajtur mirë. Jam shumë i lumtur këtu falë tij”.

“Kam pasur shumë trajnerë të mirë, por mendoj se Pioli është personi që më ka ndryshuar jetën si futbollist dhe person”.

“Është ndër për mua që kam Maldinin, mbrojtësin më të mirë në botë për disa vite, këtu me mua”.

“Maldini më tha se do isha lojtar i rëndësishëm, por me duhet të punoja çdo ditë. Flasim çdo ditë me Maldinin që vjen të shoh stërvitjet tona”.

Ndërkohë, Hernandez ndodhet në negociata të avancuara me Milanin për rinovimin e kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat