Paçarada titullar në derbin e zjarrtë të Hamburgut, ky është rezultati përfundimtar 

Futboll

Paçarada titullar në derbin e zjarrtë të Hamburgut, ky është rezultati përfundimtar 

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2022 Në ora: 20:25
Paçarada titullar në derbin e zjarrtë të Hamburgut, ky është rezultati përfundimtar 

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, me ekipin e tij, St. Pauli, nuk ia dolën në përballje me Hamburger SV, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 në derbin e madh të qytetit të Hamburgut, që u zhvillua në stadiumin "Volkspark".

Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit, por Paçarada me shokë nuk ia dolën të shkëpusin një pikë. 

Burhstaller (30') kaloi në epërsi St. Paulin, megjithatë gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, ku vendasit realizuan dy gola përmes Schonlau (58') e Jatta (70').

Paçarada u vlerësua me notën 6.9 nga faqja e specializuar “Sofascore”. 

Pas javës së 20-të, St. Pauli kryeson me 37 pikë, ka tre më shumë se hamburger SV në pozitën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat