Josa: Goli i Deliut ndryshoi ndeshjen

Futboll

Josa: Goli i Deliut ndryshoi ndeshjen

Më: 22 janar 2022 Në ora: 17:11
Josa: Goli i Deliut ndryshoi ndeshjen

Pas një gjysmë hapi fals në Korçë, Laçi rikthehet te fitorja, teksa e bënë këtë me një rezultat 2-4 ndaj Teutës në Rrogozhinë, duke u afruar edhe më shumë me kreun. Mirel Josa pranoi se të tijtë mund të kishin bërë më mirë dhe theksoi se pikërisht goli i Deliut në shtesën e pjesës së parë, ishte vendimtar për ecurinë e takimit.

“Normalisht në një ndeshje nuk shkojnë të gjitha gjërat ashtu si i kërkojmë. Teuta kishte një strategji për të na kapur në presing në pjesën e parë, por skuadra reagoi, ndonëse duhet të pranojmë se ishim edhe me fat, pasi shënuam në një moment vendimtar, Nëse pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e Teutës, do ta kishim shumë të vështirë vijimin. Në pjesën e parë vuajtëm edhe me topat e kthyer, por u rritëm ndjeshëm në 45-minutëshin e dytë, pasi edhe kundërshtari u hap më shumë.

Edhe Teuta ka merita, pasi ka lojtarë të mirë dhe ne duhet të mos bëjmë faulle të panevojshme, pasi sot pësuam dy herë nga goditjet standard. Nëse kundërshtari është me shpinë nga porta, nuk kemi pse i bëjmë faull.

Unë kam në skuadër shumë lojtarë që pretendojnë të jenë në formacion dhe unë i hedh në fushë në shërbim të rezultatit. Sigurisht që mund të kishim bërë më mirë në krah, por nuk dua të merrem me lojtarë të caktuar.

Festimi i golave? Golat shijojnë të gjithë njësoj, por varet nga momenti dhe në raste të caktuara festoj më shumë, ashtu si në raste të tjera, kontrolloj më mirë veten.

Merkato? Unë uroj të kalojë sa më shpejt ky muaj, që të stabilizohemi sa më shpejt, megjithatë përsa kohë që lojtarët janë këtu, janë të gjithë të përqendruar. Lushkja ka dëshirë të shkojë jashtë dhe këtë urojmë edhe ne për të, pasi do mundohemi të gjejmë tjetër nëse ikën”, u shpreh Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat