Sadami te Prishtina: Kam dëgjuar për Kosovën

Futboll

Sadami te Prishtina: Kam dëgjuar për Kosovën

Më: 22 janar 2022 Në ora: 21:48
Sadam Sulley

Pas Bujar Pllanës, Agim Zekës dhe Drilon Cenajt, futbollisti i radhës që i bashkohet FC Prishtinës në afatin kalimtar të janarit është Sadam Sulley.

25-vjeçari nga Gana aktivizohet si sulmues.

Ai vjen nga skuadra sllovake Senica derisa më parë ka bërë karrierë edhe në Zemplin Michalovce, Slovakia MFK, Austria SV Ried dhe Legia Warsaw.

Shtatlarti Sulley, i cili ka firmosur për 18 muaj me Prishtinën e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

"Isha kontaktuar nga një agjent javë më parë dhe ai më tregoi mua rreth Prishtinës, andaj unë e diskutova me gruan time dhe bëra një hulumtim rreth klubit dhe qytetit. Ne i duam ambiciet dhe përcaktimet e klubit dhe sukseset e arritura nga Prishtina vitin e kaluar tregojnë se çfarë synon klubi.

Kam dëgjuar për Kosovën, por nuk e kam vizituar dhe për Prishtinën kam pasur njohuri pasi ishin pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve.

Jam shumë i lumtur me mikpritjen që kam marrë nga klubi që në ditën e parë që erdha. Menaxhmenti, stafi i trajnerëve dhe futbollistët, të gjithë u munduan dhe ende më ndihmojnë mua në të gjitha mënyrat që të përshtatem me klubin dhe vendin.

Gjithmonë është më ndryshe stërvitja me ekipin e ri dhe me një trajner me të cilin nuk kam punuar më parë, por duke e ditur se ai ka punuar në Austri, aty ku isha, e ka bërë më të lehtë punën për mua që të përshtatem me të. Jam i lumtur me punën e tij dhe me atë se si ai po mundohet ta sjellë skuadrën në drejtimin e duhur, më pëlqejnë ambiciet e tij.

Ambicia ime është ta ndihmoj klubin të fitojë trofe dhe të kualifikohet në Evropë.

Si sulmues puna ime është të shënoj gola, shpresoj se do ta jap maksimumin në stërvitje dhe tifozët e Prishtinës t'i bëjmë të lumtur", ka thënë  Sadam Sulley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat