Leao ka marrë një lajm të keq

Futboll

Leao ka marrë një lajm të keq

Më: 23 janar 2022 Në ora: 13:05
Leao ka marrë një lajm të keq

Rafael Leao ka marrë një lajm të keq përpara takimit të mbrëmjes së sotme kundër Juventusit, me 22-vjeçarin që pritet ta nisë sfidën e Serie A si titullar për kuqezinjtë e Piolit.

Portugezja Record raporton se Gjykata e Apelit të Lisbonës ka hedhur poshtë kërkesën për të anuluar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Portugali.

Kjo e fundit ka detyruar sulmuesin e krahut t’i paguajë 16.5 milionë euro Sportingut të Lisbonës si dëmshpërblim për zgjidhjen e njëanshme të kontratës në vitin 2018.

Tifozët e ekipit portugez sulmuan lojtarët në qendrën stërvitore, dhe shumë prej tyre vendosën të largoheshin nga Sportingu. Leao kaloi si lojtar i lirë te Lille në gushtin e vitit 2018, për t’u shitur te Milani një vit më vonë për 30 milionë euro.

Shuma 16.5 milionë euro u vendos në shkallën e pare nga një vlerësim i një eksperti, i cili gjykoi një vlerë midis 15 dhe 18 milionë euro për kompensim, ndërkohë që klauzola e shitjes së tij nga Sportingu ishte 45 milionë euro.

Leao e pësoi për “ndërprerje të paligjshme të marrëdhënies së punës sportive”, ndërsa tani ka mundësinë të ankohet në Gjykatën e Lartë për t’i shpëtuar pagimit të shumës së majme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat