Gjilani pëson humbje

Futboll

Gjilani pëson humbje

Më: 23 janar 2022 Në ora: 17:50
Gjilani pëson humbje nga skuadra e Ligës së Tretë të Rusisë

Gjilani ka pësuar humbjen e parë në fazën përgatitore që po e zhvillon në Antalia të Turqisë.

Skuadra bardhekuq është mposhtur në miqësoren e dytë nga ekipi i Ligës së Tretë nga Rusia, Chayka me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm në këtë takim u pa në minutën e 27-të, kur mesfushori Anton Orlov u gjend bukur në zonëdhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Kjo ishte sfida e dytë miqësore për Gjilanin në Turqi, pasi të parën e fitoi ndaj ekipit zviceran FC Yvedron.

Nga minuta e parë për Gjilanin startuan: Arion Ymeri, Ylber Kastrati , Oltion Rapa, Franc Veliu, Blend Jakupi, Redon Ismajli, Donjet Shkodra, Edison Kqiku, Elton Calé, Shend Kelmendi, Fiton Hajdari. 

Ndërkohë në pjesën e dytë u inkuadruan edhe futbollistët tjerë si: Enea Koliçi , Tomislav Sorsa, Muhamed Useini, Arbër Prekazi, Armend Halili, Yll Hoxha, Besar Musolli, Albert Dabiqaj, Agustin Torassa, Gerhard Progni , Blerim Krasniqi

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Gjilanin që krijoi disa raste shënimi, po pa arritur të tund rrjetën kundërshtare.

Gjithsesi përkundër humbjes, ‘Skifterat’ zhvilluan një ndeshje mjaftë të mirë.

Ndeshjen e radhës Gjilani do ta zhvilloj ndaj ekipit nga Kazakistani, Shakhtar Karagandy.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat