Kush është biznesmeni 34-vjeçar që vendosi lëndën plasëse pranë shtëpisë së kreut të FSHF, Armand Duka?

Futboll

Kush është biznesmeni 34-vjeçar që vendosi lëndën plasëse pranë shtëpisë së kreut të FSHF, Armand Duka?

Më: 25 janar 2022 Në ora: 23:01
Kush është biznesmeni 34-vjeçar që vendosi lëndën plasëse pranë shtëpisë së kreut të FSHF, Armand Duka?

“Panorama.al” ka zbuluar të tjera detaje mbi Arlen Hasanajn, personi që u arrestua sot nga policia si i dyshuar për shpërthimin me lëndë plasëse në banesën e Armand Dukës.

Bëhet fjalë për një 34–vjeçar i cili është administrator i një biznesi në qytetin bregdetar dhe banon në lagjen nr.4, e njëjta lagje ku ndodhet shtëpi e kreut të FSHF-së.

Bëhet fjalë për një biznes që merret me import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të artikujve industrialë në veçanti te atyre elektronike, kondicinimi, materiale elektrike speciale, komjuterike, tekefonike, radiotelevizive, elektrike.

Nuk dihet ende konflikti që ka pasur autori me drejtuesin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Dyshohet se Arlen Hasanaj ka qenë personi që shfaqet në videon e kamerave të sigurisë, i cili me kapuç në kokë ndez lëndën plasëse dhe e vendos pranë derës së shtëpisë së Dukës.

34-vjeçari u arrit që të identifikohej nga “blutë” falë pamjeve nga kamerat e sigurisë në Bulevardin e Durrësit, ku autori i dyshuar ka lëvizur.

Hasanj ka lëvizur nga rruga e portit me një makinë tip “ML” dhe më pas ka shkuar në lagjen nr.4, atje ku banon bashkë edhe me Dukën.

Dyshohet se i riu e ka marrë lëndën plasëse në një pallat pranë lagjes nr.4, në të njëjtën zonë ku ka edhe biznesin.

Ai është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë së banesës së Dukës dhe bizneseve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat