Bardhi më afër Celta Vigos

Futboll

Bardhi më afër Celta Vigos

Nga: K. Goca Më: 27 janar 2022 Në ora: 14:27
Bardhi më afër Celta Vigos

Futbollisti Enis Bardhi është afër nënshkrimit me ekipin Celta Vigo, raportojnë mediat spanjolle.

Sipas “Elgolddigital”, Celta mund t’i garantojë Bardhit më shumë minuta lojë duke pasur parasysh lojtarët që ka në listë në mesfushë, ndërsa te Betis do të jetë më e vështirë duke qenë se konkurrenca atje është shumë më e madhe.

Betis ka në mes Canales, Guidon, Guardardo, Fekir dhe tani është në kërkim të Sebalios, për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Tani për tani, është e sigurt që Enis Bardhi është takuar me drejtuesit e Levantes dhe ka kërkuar transferim në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht se mund të largohet si lojtar i lirë në verë.

Këtë sezon ai shënoi tre gola në 14 ndeshje.

Për Bardhin kanë shpreh interes nga Italia, Milani dhe Torino, por për momentin më afër është të qëndrojë në Spanjë dhe të kalojë në Vigo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat