Liga Profesioniste e Futbollit reagon pas vendosjes së tritolit në shtëpinë e Armand Dukës

Futboll

Liga Profesioniste e Futbollit reagon pas vendosjes së tritolit në shtëpinë e Armand Dukës

Më: 27 janar 2022 Në ora: 14:36
Liga Profesioniste e Futbollit reagon pas vendosjes së tritolit në shtëpinë e Armand Dukës

Vetëm pak ditë më parë kreu i FSHF do të tronditej pas vendosjes së tritolit në shtëpinë e tij. Armand Duka ndodhej në kryeqytet për të parë ndeshjen, teksa mëson se ishte vendosur tritol në vendin e tij të banimit.

Në shtëpi gjendeshin gruaja dhe djali, ndërsa për këtë ngjare ka reaguar edhe Liga Profesioniste e Futbollit.

“Liga Profesioniste e Futbollit është e tronditur nga akti banditesk i vendosjes së tritolit në banesën e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në Durrës. Një akt i tillë kriminal dhe i shëmtuar përveç se ka terrorizuar familjen Duka, ka lënë gjurmë edhe për gjithë komunitetin e futbollit.

Liga Profesioniste e Futbollit dënon me force këtë akt kriminal dhe i bën thirrje organeve kopetente për zbardhjen sa më shpejtë të kësaj ngjarje dhe vendosjen përpara përgjegjësisë të shkaktarëve të saj”, shkruhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat