Dinamo siguron shërbimet e shqiptarit të Lokomotivës së Zagrebit

Futboll

Dinamo siguron shërbimet e shqiptarit të Lokomotivës së Zagrebit

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 11:06
Dinamo siguron shërbimet e shqiptarit të Lokomotivës së Zagrebit

Dinamo ka kryer një goditje në momentet e fundit të merkatos, teksa ka arritur të marrë shërbimet e sulmuesit Arbër Mehmetllarit nga Lokomotiva e Zagrebit.

Blutë e kryeqytetit kanë marrë në formulën e huazimit të thjeshtë gjashtë mujor sulmuesin që në prill do të mbushë 22-vjeç.

Mehmetllari është një njohës i mirë I kampionatit shqiptar teksa më parë ka mbajtur veshur fanellat e Luftëtarit dhe Bylisit.

Gjatë këtij sezoni në elitën e futbollit kroat sulmuesi është aktivizuar në në 2 ndeshje me një total 31 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat