Strakosha e Hysaj me Lazion demolojnë Fiorentinën

Futboll

Strakosha e Hysaj me Lazion demolojnë Fiorentinën

Nga: K. Goca Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 22:49
Strakosha e Hysaj me Lazion demolojnë Fiorentinën

Fiorentina pëson humbje të rëndë në konak të vetin, duke u mposhtur me rezultat 3:0 nga Lazio.

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, ka treguar formë të mirë, ndërsa futbollistët nga Roma menaxhuan me sukses lojën. 

Milinkoviq - Saviq (52'), Immobile (70') e Biraghi (81'-autogol) shënuan për Lazion. 

Hysaj futet në lojë në minutën e 69-të e Strakosha ndëshkohet me karton të verdhë në fund të takimit. 

Fiorentina është në vend të tetë me 36 pikë e Lazio e gjashta me 39 pas 24 jave në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat