Përjashtohet edhe nga Kombëtarja!?

Futboll

Përjashtohet edhe nga Kombëtarja!?

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 18:33
Përjashtohet edhe nga Kombëtarja!?

Kurt Zuma po kalon shumë probleme pas asaj video që u bë virale, ku godiste macet e tij. Pas West Ham dhe sponsorave, tani e ka radhën dhe kombëtarja e Francës.

Mbrojtësi është përjashtuar përfundimisht nga Didier Deshamp, i cili e pa këtë ngjarje si diçka të patolerueshme nga ana e francezit.

“U habita shumë nga Kurti. Është diçka e papranueshme, e patolerushme, një mizori pa emër.

Këto pamje janë tronditëse dhe të padurueshme, por unë nuk jam një prokuror. Unë duhet të zgjedhë lojtarë në bazë të kritereve të ndryshme. Kur njëri prej tyre gabon, ai nuk thirret për një kohë të gjatë dhe unë I qëndrojë gjithmonë fjalës time” u shpreh Deshamp në një intervistë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat