Barça ka gati “planin B” në rast se transferimi i Haaland “dështon”

Futboll

Barça ka gati “planin B” në rast se transferimi i Haaland “dështon”

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 09:49
Erling Haaland

Barcelona dëshiron më çdo kusht transferimin e Erling Haaland gjatë merkatës së verës. Sulmuesi norvegjez është dëshira e parë e katalanasve në verë, por klubi ka mendua edhe opsionin B në rast se tentativa për Haaland dështon.

Mateu Alemany ka kursyer tashmë 75 milionë euro, sa është shuma e klauzolës së blerjes së Haaland, por nëse norvegjezi vendos t’i thotë “jo” transferimit në Camp Nou, drejtori i skuadres ka përgatitur edhe një plan “B”.

Sipas “Sport”, blaugranat do të tentojnë për sulmuesin e Real Sociedad, Alexander Isak.

Klauzola e blerjes së Isak arrin në shifrën e 80 milionë eurove dhe Real Sociedad nuk do të dëshironte ta shesë “xhevahirin” e saj nën këtë çmim.

Tani paratë për Barçën nuk do të jenë problem pasi klubi do të nënshkruajë një marrëveshje të pasur sponsorizimi me Spotify e cila do të hyjë në fuqi më 1 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat