Gjilani barazon në Skenderaj, humb pozitën e parë

Futboll

Gjilani barazon në Skenderaj, humb pozitën e parë

Nga: K. Goca Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 14:54
Gjilani barazon në Skenderaj, humb pozitën e parë

Gjilani nuk arriti më shumë se një barazim në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, kësisoj humbi kreun e tabelës së elitës së futbollit të Kosovës.

Gjilani barazon me rezultat 1:1 me Drenicën vendase. Drenica pati më shumë nga loja por e pafat që t’i ndalë tre pikë.

Në minutën e 25-të, Kreshnik Uka shënoi nga penalltia për epërsinë e Drenicës. Në minutën e 71-të, Shend Kelmendi gjuan fuqishëm dhe barazon rezultatin në 1:1.

Gjilani bie në vend të tretë me 36 pikë, duke mbetur pas Dritës me 37 e Ballkanit me 36 dhe Drenica e gjashta me 24 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat