Champions, Ramos humbet përballjen me Madridin

Futboll

Champions, Ramos humbet përballjen me Madridin

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 21:30
Sergio Ramos

PSG dhe Real Madrid përplasin “brirët” mes tyre në Champions League, sfidë që do të luhet ditën e nesërme në kuadër të fazës së 1/8-ve.

Përpara kësaj sfidë trajneri Mauricio Pochettino ka marrë një lajm pozitiv, teksa sulmuesi brazilian, Neymar do të jetë gati për përballjen me gjigandët spanjoll, teksa lojtari ditën e sotme është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës.

Por për teknikun argjentinas ka dhe një lajm të keq.

Ish-i  madh i kësaj sfide do të jetë mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos, i cili për shkak të problemeve fizike nuk do të jetë gati ndaj ish-skuadrës së tij me të cilën shkroi historinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat