Bordeaux i beson stolin ish-trajnerit të Zenelit dhe Berishës

Futboll

Bordeaux i beson stolin ish-trajnerit të Zenelit dhe Berishës

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 18:38
Bordeaux i beson stolin ish-trajnerit të Zenelit dhe Berishës

Bordeaux e nisi sezonin me pretendime të mëdha. Drejtuesit e klubit francez bindën Vladimir Petkovic ta braktiste kombëtaren e Zvicrës pas 7 vitesh. Trajneri nga Sarajeva mori drejtimin e Bordeaux verën e kaluar, por kjo aventurë shkoi shumë keq.

Ekipi ndan me Metz vendin e fundit në Ligue 1, ndërsa klubi dhe Petkovic vendosën ndërprerjen e bashkëpunimit mes tyre më 7 shkurt. Bordeaux ka prezantuar sot trajnerin e ri.

Ai është David Guion, i cili ka firmosur deri në fund të sezonit. Nëse objektivi mbijetesë arrihet, 54-vjeçari mund të vazhdojë të jetë trajner i Bordeaux edhe për sezonin e ardhshëm.

Guion drejtoi Reims në katër vitet e fundit, ekip ku punoi edhe me dyshen dardane: Arbër Zeneli dhe Valon Berisha, teksa do të debutojë në stolin e Bordeaux të dielën përballë Monacos.

“Është koha të bëhemi bashkë për të siguruar qëndrimin në kategori. Ne duhet të krijojmë një bashkim të shenjtë rreth këtij objektivi“, deklaroi trajneri i ri i skuadrës franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat