Ja si dështoi transferimi i Martinez në Barcelonë

Futboll

Ja si dështoi transferimi i Martinez në Barcelonë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:19
Lautaro Martinez.

Ish drejtori i Barcelonës, Ramon Planes është rikthyer të flas për transferimin e dështuar të sulmuesit së Interit, Lautaro Martinez.

Në verën e vitit 2020, argjentinasi ishte objektivi kryesor i katalunasve, por që marrëveshja nuk u arrit shkaku i mos marrëveshjes nga ana financiare.

Planes për “SkySport” ka zbuluar se Martinez ka qenë shumë pranë kalimit te Barcelona, por shkaku i pandemisë së COVID-19, marrëveshja nuk u arrit.

“Lautaro Martinez ishte pranë kalimit te Barcelona. Negociatat ishin para COVID-19”.

“Kemi pasur shumë takime me agjentët dhe Interin, me të cilët kishim lidhje fantastike. Pastaj erdhi pandemia dhe gjërat ndryshuan”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Martinez rinovoi me Interin, por vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga “Giuseppe Meazza” në verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat