Inzaghi: Jemi sulmi më i mirë në Seria A

Futboll

Inzaghi: Jemi sulmi më i mirë në Seria A

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 15:58
Inzaghi: Jemi sulmi më i mirë në Seria A

Interi do të përballet me Genoan në “Marassi”, sfidë kjo e vlefshme për javën e 27-të të Seria A, takim që do të luhet në orën 21:00 ditën e nesërme.

Zikaltërtit e Inzaghi do të kërkojnë rikthimin te fitorja, një sukses që mungon prej 3 ndeshjesh.

Trajneri Inzagni në konferencën për shtyp ka folur për takimin me Genoan ndërsa ka theksuar se rikthehen nga skualifikimi Bastoni dhe Brozovic, ndërsa në sulm pritet që të luajë dyshja Sanchez- Lautaro.

“Jemi akoma sulmi më i mirë i Serie A, nuk kemi asnjë problem me sulmuesit. Jam i bindur se shumë shpejt do të rikthehemi të shënojmë”.

Ndeshja-“Kemi përballë një kundërshtar në formë, që në 4 ndeshjet e fundit ka marrë 4 barazime, duke luajtur një futboll shumë të mirë. E dimë që na pret një ndeshje shumë e vështirë.”

Lautaro-“Nuk ka asnjë problem me sulmuesit, Interi është akoma sulmi më i mirë i Serie A. Edhe kundër Sassuolos krijuam shumë, shqetësuese do të ishte nëse nuk do të krijonim. Shumë shpejt do të gjejmë golin. Djemtë kanë qenë të jashtëzakonshëm, në këtë moment na duhet ekuilibër. Në verë flitej për alarm në sulm dhe pas një humbjeje filloi të flitet sërish”.

Milani apo Napoli rivali më i frikshëm – “Ne duhet që të marrim maksimumin në këtë muaj shumë të ngarkuar. Rivalët, gjithçka është akoma e hapur edhe për Juventusin dhe Atalantën. Javët e fundit nuk kemi patur rezultate për shkak të skualifikimeve dhe dëmtimeve, shpresoj që ti kem të gjithë lojtarët në dispozicion”.

Tifozët- “Tifozët ultras u treguan të jashtëzakonshëm, prania e tyre ndihet gjithmonë. Mendoj se janë të kënaqur me atë që ka bërë skuadra”.

Rinovimi i Brozoviç – “E dimë se sa i rëndësishëm është ai. Janë tema që i përkasin klubit dhe kam fatin që kam drejtues që punojnë 24 orë në 24 për të bërë Interin gjithmonë e më shumë konkurrues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat