Costacurta: Titulli nuk do të vendoset në ndeshjet direkte

Futboll

Costacurta: Titulli nuk do të vendoset në ndeshjet direkte

Më: 2 mars 2022 Në ora: 17:32
Costacurta: Titulli nuk do të vendoset në ndeshjet direkte

Legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta, ka thënë se do t’ia rinovonte kontratën Zlatan Ibrahimoviçit, por kuqezinjtë ‘nuk kanë më nevojë për të’.

Ish-mbrojtësi italian ka folur në lidhje me luftën për titull në një intervistë të dhënë për Il Mattino.

Milan dhe Napoli kryesojnë me pikë të barabarta renditjen, me Inter-in që i ndjek me dy pikë më pak dhe një ndeshje për të rikuperuar. Kuqezinjtë dhe napolitanët do të përballen të dielën në stadiumin Maradona.

“Nuk besoj se rezultati i ndeshjes do të jetë vendimtar për titullin sepse skuadrat kanë treguar se nuk kanë konsistencë në këtë sezon”, ka thënë Costacurta.

“Titulli nuk do të vendoset në ndeshjet direkte. Nuk ka asnjë skuadër që mund të arratiset në krye të renditjes.

“Spalleti ka zgjedhur skuadrën perfekte për të fituar titullin. Ata që kanë punuar para tija i kanë dhënë diçka ekipit. Tani i takon atij. Pioli ka krijuar një skuadër nga një grup individualistësh.

“Nuk mendoj se Milan-it i duhet më Ibrahimoviç”, ka shtuar Costacurta.

“Do ta konfirmoja edhe për një sezon, por Milan-i nuk varet më nga ai. Ky ka qenë hapi i vërtetë përpara që kanë bërë kuqezinjtë. Skuadra është pjekur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat