Salah flet për renditjen e tij në Topin e Artë

Futboll

Salah flet për renditjen e tij në Topin e Artë

Më: 4 mars 2022 Në ora: 14:06
Salah flet për renditjen e tij në Topin e Artë

Sulmuesi egjiptian i Liverpulit, Muhamed Salah, po kalon një nga momentet e tij më të mira në karrierë, i cili po bën mjaft mirë me ekipin e tij dhe madje është golashënues në Premier Ligë.

Për herë të parë ai ka folur për sa i përket renditjes së tij në Topin e Artë 2021, i cili nuk shkoi më shumë se vendi i 7. Për këtë, Salah, është shprehur shumë i zhgënjyer dhe mendon se nuk e meritonte atë renditje.

“U shkova kur pashë që nuk mund të isha më lartë në renditje në Topin e Artë. Askush nuk e priste që unë të isha i 7-i, por sërish është një sukses.

Nuk besoj as në teoritë konspirative, por jam i sigurt që ka pasur dhe zgjedhje të gabuara. Ka shumë shtete të cilat nuk njihen mirë në kulturën e tyre të futbollit. Nuk mendoj se FIFA ka diçka kundër meje, por ky është realiteti në të cilin ne po jetojmë”, ishin fjalët e sulmuesit egjiptian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat