Bayernin e Munihut e pret sot një duel i fortë në ka mpionat. “Allianz Arena”-n do ta vizitojë Leverkuseni. Kryesuesit e kampionatit janë gati për t’u përballur me “Apsirinat” dhe këtë e tregon edhe trajneri bavarez, Julian Nagelsman, në konferencën për shtyp.
"Do të jetë një spektakël i garantuar. Leverkusen është një skuadër e fortë që di të na vërë në vështirësi.
Për ne është e rëndësishme të bëjmë lojën tonë dhe të shënojmë sa më shpejt.
Djemtë ndihen mirë dhe janë të karikuar, ndeshje si këto janë gjithmonë një kënaqësi për t’u luajtur. Por ashtu siç e thashë do të jetë një përballje e fortë ndaj një kundërshtari që është shumë i shpejtë në manovrat që bën", tha trajneri i Bayernit.