Batatina: Nuk e merituam humbjen sot

Futboll

Batatina: Nuk e merituam humbjen sot

Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:26
Batatina: Nuk e merituam humbjen sot

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Suharekasit mposhtën Llapin në derbin e javës, me rezultat minimal 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Ermal Krasniqi (73′), shkruan Gazeta Olle. Pas ndeshjes, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se nuk e kishin merituar humbjen dhe se golin e pranuar ia dhuruan vet ata skuadrës së Ballkanit.

“Ne s’kemi qenë sot në ditën tonë, Ballkani krijoi golin që ne ia krijuam vet.

Vështirë është me u bo kampion pa asnjë aksion, asnjë goditjë në portë. Kampionati është i gjatë, dhe është larg për t’u vendos diçka.

Mendoj që s’e merituam humbjen sot. Ballkani vetëm futboll s’ bëri sot. Nuk shënuam gola por e kemi sulmin më të mirë në superligë”, tha Batatina.

Ballkani me këtë fitore mbetet lider në elitën e futbollit kosovar, me 48 pikë të mbledhura. Llapi, në anën tjetër, ka 39 pikë dhe mbetet në pozitën e katërt në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat