Guardiola flet para ndeshjes ndaj Sporting

Futboll

Guardiola flet para ndeshjes ndaj Sporting

Më: 8 mars 2022 Në ora: 15:05
Pep Guardiola dhe Antonio Conte

Pep Guardiola është paraqitur në konferencën për shtyp para ndeshjes kthyese ndaj Sporting Lisbonës.

Skuadra e Pep Guardiola luan në kuadër të 1/16-ës së finales së Champions League, ku paraprakisht ka mposhtur Sportingun 5:0, por duhet të ruajnë këtë epërsi në ndeshjen e dytë.

Para ndeshjes, Guardiola ka dhënë komentet e tij lidhur me situatën në skuadër. Ai ka konfirmuar se ka vetëm 14 lojtarë në dispozicion.

“Ne nuk kemi shumë lojtarë – kemi vetëm 14 të gatshëm, kemi pak probleme – suspendime për Kyle Walker, Joao s’mund të luajë. Sigurisht, kemi rezultat të shkëlqyer në ndeshjen e parë dhe është 5:0, por asgjë s’është e kryer, futbolli është i paparashikueshëm”, ka thënë Guardiola.

“Kemi vetëm tre mbrojtës, kështu që duhet të adaptohemi dhe të përdorim skuadrën e dytë dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë. Ne do të shohim në stërvitje sot, pastaj vendosim si do të veprojmë”, shtoi ai.

City vjen në këtë ndeshje pas një fitore bindëse ndaj Manchester United. Kualifikimi për ta duket vetëm çështje formale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat