Manaj tund sërish rrjetën në Serie A

Futboll

Manaj tund sërish rrjetën në Serie A

Më: 12 mars 2022 Në ora: 17:08
Manaj tund sërish rrjetën në Serie A

Vetëm 6 minuta në fushë i kanë majftuar Rei Manajt për të tundur sërish rrjetën në Serinë A.

Sulmuesi lushnjar u hodh në fushë në minutën e 68-të në sfidën ndaj Kaljarit, duke zënë vendin e Verdes, teksa në minutën e 74-t, arriti të shënonte pas asistit të Kovalenkos, duke dyfishuar shifrat.

Ky ishte goli i katërt në Serinë A me fanellën e Specias për sulmuesin 25-vjeçar, i cili është duke kaluar një moment mjaft të mirë te skuadra italiane. Pas një lëvizje të bukur brenda zonës, Manaj goditi saktë me të majtën, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar. Një veprim prej bomberi të vërtetë ky i lushnjarit.

Shqiptari u ndëshkuar me karton të verdhë pasi hoqi fanellën në momentin e realizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat