Rekordi negativ i Ronaldos

Futboll

Rekordi negativ i Ronaldos

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:04
Rekordi negativ i Ronaldos

Cristiano Ronaldo u eliminua nga Liga e Kampionëve përballë Atletikos së Madridit, me rezultatin 0-1. Duket se kjo i ka kushtuar dhe një rekord negativ portugezit, që nuk ndodhte që prej 16 vitesh.

Mançester Junajtid do të qëndrojë dhe një tjetër sezon pa fituar asnjë trofe, por për Ronaldon do të jetë hera e parë në 16 vite që nuk e bën diçka të tillë me klube.

Kjo gjë kishte ndodhur për herë të fundit kur ai luante me Mançester Junajtid si një djalë i ri sezonin 2004/2005, kur ekipi i “djajve” nuk fitoi asgjë.

Që prej atij sezoni, Ronaldo ka fituar të paktën një trofe me çdo klub që ai ka qenë, deri këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat