Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup (Kupa e Anglisë).
Një ditë e keqe për futbollistin shqiptar, Armando Broja, i cili me Southampton-in si vendas pësuan humbje të thellë, me rezultat 4:1 nga Manchester City.
Kampioni në fuqi bëri lojë shumë të mirë, duke e shkatërruar ekipin mikpritës.
Për Cityn shënuan Sterling (12'), De Bruyne (61'-nga penalltia), Foden (75'), Mahrez (78') dhe për Southampton-in Laporte (45+2' - autogol).
Broja u paraqit nga minuta e 63-të.