Bruno Fernandes e mban stafetën për raste të krijuara në Premierligë

Futboll

Bruno Fernandes e mban stafetën për raste të krijuara në Premierligë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 20:48
Bruno Fernandes

Dy golat e tij e kualifikuan Portugalinë në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Por, ajo paraqitje nuk ishte befasi.

Ishte vetëm një ndeshje e zakonshme për të.

Bruno Fernandes po kalon në formë të jashtëzakonshme edhe në këtë sezon.

Mesfushori me tipare sulmuese – ka dhuruar shumë gëzimë ne “Teatrin e Ëndrrave”, ani pse Manchester United – po zhvillon një kampionat për tu harruar.

Image
Bruno Fernandes

Prej datës 20 shkurt, 2020 kur Fernandes e bëri debutimin në Premierligë, asnjë futbollist nuk ka krijuar më raste për gol – se ai.

201 – Bruno Fernandes

187 – Kevin De Bruyne

176 – Trent Alexander-Arnold

155 – Jack Grealish

143 – James Ward-Prowse

Statistika të mira – ka edhe në sezonin aktual.

Në 27 ndeshje të zhvilluara ne elitën e futbollit anglez – ai ka shënuar nëntë gola, kurse ka asistuar gjashtë herë.

Ai ka kontratë që e mban të lidhur  “Djajtë e Kuq” – deri në vitin 2026.

Teksa vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” konsiderohet të jetë 90 milionë euro.

Image
Bruno Fernandes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat