Pique tregon marrëdhënien me Guardiolën

Futboll

Pique tregon marrëdhënien me Guardiolën

Më: 2 prill 2022 Në ora: 14:13
Pique tregon marrëdhënien me Guardiolën

Gerard Pique dhe Pep Guardiola kanë bashkëpunuar gjatë te Barcelona, megjithatë jo gjithnjë marrëdhënie e tyre ka qenë e përsosur. Mbrojtësi thekson se në fillim gjithçka ishte në rregull, por në vitin e fundit pati keqkuptime dhe mes palëve nuk ishte më i njëjti mirëkuptim.

“Me Pep Guardiolën kam pasur gjithnjë një marrëdhënie të mirë, e kam takuar së fundmi në Abu Dhabi dhe dolëm për një kafe. Kam qenë gjithnjë i afërt me të, por sigurisht gjatë kohës së bashkëpunimit te Barcelona ka pasur ulje e ngritje. Tre vitet e para ishin ato më të artat, por viti i fundit ishte brutal dhe e pranoj se në atë pikë kam pasur edhe unë faj.

Asnjëherë nuk e kupton kur nis edhe të shkojë keq një marrëdhënie, por unë gjithnjë do t’i jem mirënjohës Guardiolës. Koha e rivalitetit me Jose Mourinhon ishte shumë e lodhshme, Pep donte një kontroll të plotë në dhomat e zhveshjes.

Unë nisa të dilja me Shakirën dhe marrëdhënia jonë ndryshoi. Në vitin 2011 mendova të largohesha nga Barcelona. Megjithatë, tani gjithçka është në rregull dhe unë me Guardiolën kemi një raport korrekt”, u shpreh Pique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat