Reagon edhe kryetari i Gjilanit për sulmin

Futboll

Reagon edhe kryetari i Gjilanit për sulmin

Më: 3 prill 2022 Në ora: 18:28
Reagon edhe kryetari i Gjilanit për sulmin

Ndeshja mmes Gjilanit dhe Ballkani është ndërprerë në minutat shtesë, në kuadër të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani dhe Ballkani ishin afër ta mbyllnin ndeshjen me barazim 1-1, por kështu nuk ndodhi.

Ishte portieri Enea Koliçi, i cili shënoi me kokë në shtesë për 1-1.

Ky gol i portierit çmendi tifozët e vendasve, të cilët pushtuan fushën.

Ata sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin, i cili më pas u dërgua me autoambulancë.

Ndeshja u ndërpre me rezultatin baras 1-1.

Për këtë incident ka reaguar edhe kryetari i Gjilani, Alban Hyseni, nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, ku ka shprehur keqardhje për atë që ndodhi duke i uruar shërim të shpejtë Frashërit.

Postimi i plotë i Kryetarit të Gjilanit:

Në Gjilan po zhvillohej sot njëra prej ndeshjeve më të mira të sezonit në futbollin tonë. Gjilani përballë Ballkanit të Suharekës në ndeshjen përcaktuese për titull. Gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja ne fushë, për më keq u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.

Shpreh keqardhjen time për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Frashërit i uroj shërim të shpejtë.

Skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport, ka shkruar Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat