Shakhtar Donetsk nis grumbullimin larg Ukrainës

Futboll

Shakhtar Donetsk nis grumbullimin larg Ukrainës

Më: 6 prill 2022 Në ora: 19:40
Shakhtar Donetsk nis grumbullimin larg Ukrainës

Kur kanë kaluar 44 ditë nga nisja e luftës në Ukrainë dhe ndërprerja e aktiviteteve sportive, klubi i njohur Shakhtar Donetsk është rikthyer në grumbullim, por këtë herë larg Kievit, në Stamboll.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi pasditen e sotme, teksa bëhet fjalë për një grumbullim përgatitor për një tur ndeshjes miqësore, që do të quhet “Turi i Paqes”, me skuadrën nga Donetsku që do të përballet me disa emra të njohur të futbollit europian.

Natyrisht që në grumbullim ka shumë mungesa, pasi shumë lojtarë kanë përfituar nga leja e FIFA-s për t’u transferuar në huazim në ekipe të tjera, megjithatë grupi është plotësuar me disa të rinj dhe të enjten do t’u bashkohet edhe trajneri italian De Zerbi.

Momentalisht janë konfirmuar miqësoret e Shakhtar Donetsk ndaj Besiktasit më 13 Prill dhe Fenerbahces më 19 Prill, ndërsa sfidat me Lazion, PSG-në, Hajdukun e Splitit, etj., pritet të konfirmohen në ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat