Botërori i radhës do të shkojë me 48 ekipe...

Futboll

Botërori i radhës do të shkojë me 48 ekipe...

Më: 8 prill 2022 Në ora: 17:54
Botërori i radhës do të shkojë me 48 ekipe...

Zgjerimi i Kupës së Botës nga 32 në 48 përzgjedhje fillon në Botërorin e ardhshëm në 2026. Në të ardhmen, një Kombëtare do të ketë pothuajse gjithmonë vendin e saj të garantuar mes 48 të përzgjedhura.

Përkatësisht, FIFA ka marrë vendim që kampioni i Oqeanisë të shkojë direkt në Botëror.

Kjo do të thotë se Zelanda e Re do të luajë në çdo kompeticion tjetër të Botërorit. Vetëm një mrekulli mund ta parandalojë një epilog të tillë. Ata nuk kanë rivalë të denjë në grupin e tyre.

Këtë vit ata mundën Ishujt Solomon me shifrat 5-0. Në disa raste fitojnë edhe me diferencë dyshifrore, por kjo jo për shkakun e cilësisë së tyre, por për dobësinë e rivalëve.

Ndërkohë nëse Botërori do të vazhdonte me të njëjtin rregull si më parë, Zelanda e Re duhej të vazhdonte një sërë ndeshjesh për të arritur në Kupën e Botës dhe në gjithë historinë e tyre ia kanë dalë vetëm dy herë për të mbërritur në këtë kompeticion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat