Lëndohet Zekiri i KF Besës

Futboll

Lëndohet Zekiri i KF Besës

Më: 10 prill 2022 Në ora: 15:06
Lëndohet Zekiri i KF Besës

Futbollisti i Besës, Rihan Zekiri, do të pushoj së paku katër javë, për shkak të një lëndimi që ka marrë gjatë ndeshjes së djeshme kampionale kundër Teteksit, që përfundoi 0:0.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe pesë ndeshje dhe duket se sezoni për mesfushorin e talentuar ka përfunduar.

Mesfushori i Besës e braktisi fushën aty nga mesi i pjesës së parë, pas një dueli ajror.

“Gjatë një dueli ajror në kërcim, kur rash në tokë e zura këmbën e djathtë keq dhe kam pësuar një krisje te ashti anësh që lidhet me gishtin e vogël. E kam të thyer 4.5 cm dhe mjekët më kanë thënë që ta mbajë në gjips katër javë”, deklaroi për Open-TV mesfushori Zekiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat